|E hënë, Qershor 26, 2017

Votohet qeveria e re e kryeministrit Gruevski. 

gruevski    Maqedoni – Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar koalicion e ri qeverisës konservator të kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakoshme në muajin prill.

Për qeverinë e re kanë votuar 77 deputetë, ndërsa 6 ishin kundër. Parlamenti i Maqedonisë ka 123 deputetë. Në këtë seancë nuk ishte e pranishme opozita maqedonase,e cila ka pretenduar se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.

Në postet kryesore, përfshirë punët e brendshme, financat dhe punët e jashtme, janë ministrat e njejtë sikur edhe në qeverinë e mëparshme.

Partner shqiptar në qeveri është Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili do ketë pesë ministra dhe dy zëvendësministra.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Duma – PD do të vijë me protesta të pa para .

Tiranë - Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat nëpërmjet Grida Dumës e cila denoncoi disa raste vetvrasjesh në...

Close