|E diel, Gusht 20, 2017

Vrasja e 42 vjeçarit, dyshohet djali i xhaxhait për motive pronësie. 

timthumb.php     Lushnje – Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Plug në Lushnjë.

Sipas policisë viktima është Taulant Daka. Nga hetimet paraprake rezulton se 42-vjeçari është qëlluar me mjete të forta dhe është hedhur në kanal.

Trupi i tij u gjet nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar edhe policinë. Blutë e qytetit të Lushnjës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Burimet zyrtare të policisë lushnjare pohojnë se autori I dyshuar I vrasjes së 42 vjecarit është djali I xhaxhait të tij , Kujtim Daka 54 vjec banues në të njëtin fshat , Plug të Lushnjes. Shkaku I vrasjes ka qënë për pronësinë e një sipërfaqe toke ku viktima pretendonte se ishte e tij , ndërkohë që të njëtën gjë pretendonte edhe autori I dyshuar I kësaj ngjarje. Kujtim Daka akuzohet për vrasje me dashje.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ambasadat e huaja do të ‘ngrenë’ selitë në Kavajë ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kavajë duket se do të zhvillohen nën monitorimin e rreptë të vëzhguesve të ambasadave që ndodhen në vendin...

Close