|E martë, Dhjetor 12, 2017

Vrasja e Artan Santo , Killerat “kapen” nga kamerat. 

126411    Tiranë – Vritet në atentat mafioz Artan Santo, bankier dhe botues i njohur. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:17 në zonën mjaft të frekuentuar të ish-bllokut në Tiranë, teksa i ndjeri sapo kishte lënë automjetin e tij për t’iu drejtuar si përditë bankës Credins, të cilën e drejtonte prej vitesh. Biznesmeni është qëlluar për vdekje me 6 plumba pistolete, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy persona te maskuar me skafandra në një motor pa targa, të veshur me të zezë, i kanë bërë pritë biznesmenit duke qëlluar fillimisht me një plumb drejt makinës së tij. Santo ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar plumbave duke u drejtuar për në bankë, brenda së cilës mund të ishte i sigurtë. Por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbërrijë, pasi është qëlluar nga plumbat kur ka hipur në trotuarin para bankës, dhe në sytë e rojes private, është qëlluar edhe 2 herë të tjera sikur autorët të donin të siguroheshin për vrasjen e tij.

Sipas dyshimeve paraprake të policisë, dyshohet se dy atentatorët të kenë qenë vrasës me pagesë, ndërsa deri më tani uniformat blu kanë listuar emrat dhe fotot e dy personave me banim në Fushë-Krujë, si të dyshuar kryesor për ekzekutimin mafioz.

Autorët, duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Ata kishin ardhur me një motor të cilindratës së lartë nga krahu i Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, e kishin pritur në rrugicën midis vilës 30 dhe bankës Credins dhe pasi e kanë qëlluar për vdekje 58-vjeçarin janë larguar për nga drejtimi i Librit Universitar.  Kamerat e sigurisë në këtë zonë kanë fiksuar dy atentatorët në motor, me skafandra, me doreza dhe rroba të zeza, dhe pasagjeri, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Santo, mban një çantë në sup.  Momenti i fundit i filmuar nga kamerat e sigurisë, tregon dy atentatorët menjëherë pas krimit, teksa largohen në kryqëzimin e Librit Universitar. Prej këndej me motorrin dhe me kokoret në kokë, kanë hyrë në zonën e Selitës. Informacionet janë se motorri më pas ka mundur të marrë drejtimin për në Fushë-Krujë. Në këtë drejtim janë dërguar edhe forca të shumta policore të mbështetura edhe nga helikopterët e Ministrisë së Brendshme

Policia, 100 mije euro shpërblim për informatorët

Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve, duke ruajtur anonimatin.

Për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në cdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069  41  00003.
Krahas sa lartë, kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe  në numrin pa pagesë 129.

Oficeri i Policise Rrugore i ndaloi para atentatit dy autoret, parkuan motorin para bankes

Një oficer i Policisë rrugore është ndeshur me dy autorët e ekzekutimit të biznesmenit Artan Santo, vetëm pak momente para se të kryenin vrasjen. Polici rrugor i është afruar motorit para ngjarje, pasi ishte parkuar në një vend që nuk lejohej, në krah të trotuarit pranë Bankës Credins, ku ndodhet dhe tabela e ndalimit të qarkullimit të automjeteve. Më tej pas këtij momenti autorët kanë kryer atentatin vdekjeprurës ndaj të ndjerit Santo. Oficeri i policisë e ka pasur të pamundur të ndeshet me autorët në kushtet kur ata ishin të armatosur, por ka dhënë menjëherë drejtimin e zutorëve. Dyshohet se ata janë nisur rreth zonës së Selitës, më tej në Kamëz dhe dyshohet se destinacioni i tyre final të jetë Fushë-Kruja.

Atentatoret qëlluan fillimisht makinen, ja plumbi ne deren e pasme

Sipas burimeve nga policia, autorët të cilët kishin mbërritur pranë bankës nga krahu i kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit, kanë qëlluar fillimisht në drejtim të makinës së parkuar ndërsa Santo kishte zbritur prej saj. Në tentativë për t’i shpëtuar plumbave të ekzekutimit, biznesmeni ka nxituar të futet në ambjentet e brendshme të bankës, ku dhe siguria është e lartë. Por fatkeqësisht nuk ka mundur t’ia dalë dot, teksa atentatorët e kanë qëlluar për vdekje me një plubm pistolete në kokë, në trotuarin vetëm pak hapa larg Bankës Credins.

Dy atentatoret me motor dhe te maskuar
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarët e A1 REPORT, autorët e vrasjes së Santos duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë.

Biznesmeni parkoi automjetin, u qellua teksa i drejtohej bankes
Biznesmeni i ndjerë Artan Stano është vrarë teksa ka lënë automjetin e tij me targa AA 111 AX në anë të rrugës pranë bankës të cilën e kishte ndërtuar dhe drejtuar vetë.

Dy persona nga Fushe-Kruje, te dyshuar per atentatin
Policia ka listuar dy emra dhe ka dy fotot e personave që dyshohen për atentatin ndaj biznesmenit Artan Santo. Sipas policisë këta persona janë me banim në Fushë-Krujë, ndaj dhe drejt këtij qyteti janë nisur një grup i Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe sektori i krimeve të Rënda.

80 oficerë janë në terren duke u marrë me provat material dhe shoqërimet e personave, dëshmitarë në vendngjarje.

TS1-388x246    Postblloqe per kapjen e autoreve ne te gjithe Tiranen

Policia dhe grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje kanë sekusetruar kamerat e sigurisë në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut, prova e vetme deri më tani për të rindërtuar ngjarjen. Në të gjitha rrugët e Tiranës janë ngritur postblloqe per te mundesuar kapjen e autoreve.

Roja, deshmitari kyç: Santo bisedoi me atentatoret para se ta vrisinin

Roja i sigurisë i cili ka parë të gjithë ngjarjes është dëshmitari kyç i këtij ekzekutimi pasi sipas dëshmisë së tij paraprake ka deklaruar se ka dëgjuar një bisedë mes biznesmenit dhe atentatorëve.

Ka qenë e pamundur për të ndërhyrë me ndihmën e parë pasi biznesmeni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Deshmitarja: Santo ishte i vetem, prane tij vetem roja i sigurise
Një luleshitëse në trotuarin përballë bankës Credins ku u ekzekutua biznesmeni Artan Santo, rrëfen për mikrofonin e A1 REPORT, se e pa të ndjerin Santo t’i drejtohej bankës ashtu sic bënte cdo mëngjes. Ajo tregon se 58-vjeçari ishte i vetëm, dhe se pranë tij, në kabinën në hyrje të bankës ndodhej roja i sigurisë.

Policia: Hetime për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët
Rreth orës 11:10 Policia e Tiranës ka sjellë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me ekzekutimin e dretjorit të bankës Credins. Artan Santo.

“Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i një banke të nivelit të dytë. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

alb365.com/shqiptarja.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skllavet e sexit – Erdhëm me shpresa të mëdha për punë

“Erdha me shpresa të mëdha”, thotë Joy...

Close