|E diel, Shtator 24, 2017

Vrasja e biznesmenit, espertet: Vrasje me pagese. 

makina 4     Durres – Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç, i njohur me pseudonimin Tixhja, u ekzekutua me 8 plumba, në një atentat në zonën e plazhit, në sektorin Iliria, brenda në makinën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 të paradites së djeshme, në plazhin e Durrësit, në rrugën nacionale, në prani të shumë banorëve dhe pushuesve që gjendeshin në rrugë. Mbi viktimën, shok i biznesmenit të vrarë Xhemal Çela, qëlluan dy persona që udhëtonin me një automjet me targa Kosove.

POLICIA

Pavarësisht se deri në mbrëmje vonë e gjithë zona rurale e Durrësit u blindua nga policia, e cila mori nën mbikëqyrje rrugët kryesore, nuk është parë asnjë gjurmë e tre autorëve të atentatit. Sipas policisë, tre persona të maskuar kanë marrë pjesë në atentat, dy prej të cilëve kanë shtënë me breshëri automatiku, ndërsa i treti ka qenë shofer. Deri në mbrëmje janë shoqëruar 13 persona në policinë e Durrësit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes. Sipas burimeve policore, Dyrmishi njihej si ish-ortak në biznesin e ndërtimeve me biznesmenin e vrarë në muajin janar, Xhemal Çela, në po të njëjtën zonë, gjatë një shpërthimi me tritol të telekomanduar. Ndërkaq, automjeti i autorëve dhe armët e gjetura po i nënshtrohet ekspertizës, për të mbledhur gjurmët e gishtave apo prova të tjera të rëndësishme që mund të kenë lënë autorët. Këto janë dërguar në laboratorin e Institutit të Kriminalistikës për verifikim të hollësishëm. Tre autorët, pas atentatit të kryer janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës nacionale Durrës-Shijak. Automjeti tip “Benz” me targa kosovare 01204KS me të cilin u krye atentati, u gjet një orë më pas në kodrën e Rrashbullit, afër një tuneli, i braktisur. Brenda automjetit të përdorur nga atentatorët, policia sekuestroi 3 armë zjarri, 2 “Scorpions” dhe 1 automatik model 56.

KRIMI

Dyrmishi, lindur në Cërrik e banor i zonës së plazhit, kishte ndaluar makinën e tij “Benz” me targa italiane DP411VF në stacionin Iliria, në sensin e rrugës Plepa-Durrës, dhe ka qëndruar për të blerë një paketë cigare tek një prej dyqaneve anash rrugës kryesore. Sapo është futur në automjetin e tij, është qëlluar me breshëri nga dy persona të maskuar me kamuflazh me breshëri automatiku. Të paktën 25 gëzhoja ka sekuestruar policia në vendngjarje. 49-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa 60 minuta më pas është bërë zhvendosja e trupit drejt morgut të spitalit të Durrësit, pasi djali i tij 25-vjeçar bëri identifikimin e trupit të viktimës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çfarë i ka premtuar Rama, Majlinda Bregut?

Çfarë i është propozuar në Bruksel deputetes disidente të PD? Edhe një herë mediat i kanë bërë jehonë qëndrimit të...

Close