|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Vrasja e Liljanës, KLD merr në dorë dosjen e gjyqtarit të Fierit 

Këshillimi i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për herë të parë nën drejtimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në këtë mbledhje KLD ka marrë në shqyrtim raportin e ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për Liljana Rukën. 43 vjeçarja u vra  mizorisht nga bashkëshorti i saj më 3 dhjetor 2016.`

Gruaja kishte marrë një urdhër absurd mbrojtjeje.

Në vendimin e gjykatës të firmosur nga gjyqtari Ergys Selmani që mbante datën 25 nëntor, nënvizohej se për një vit, bashkëshorti Ferdinand Rukaj, duhej të ruante distancën 2 metra largësi, nga ajo dhe dy fëmijët e mitur.

“Këshilli vendosi të kryej një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier,Ergys Selmani” thuhet në njoftimin e sotëm të KLD.

Dhuna ne familje

Inspektoriati i KLD-së i ka vënë në dispozicion anëtarëve të këshillit një informacion lidhur me procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat në  çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.

Gert Hoxha: U vendos që të kryhet një inspektim tematik për të gjitha gjykatat e vendit dhe të dalim me konkulzione.

Ne mbledhjen e sotme vendos që në mbledhjen më të afërt të analizohet informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje

Rivleresimi i gjyqtareve 

Gjithashtu gjatë seancës së sotme u shqyrtua informacioni i përgatitur nga Inspektorati i KLD mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli, shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Gert Hoxha, kreu i unionit të gjyqtarëve dha se KLD është caktuar të japë ndihmesën e duhur që rivlerësimi i gjyqtarëve të ndodhë sa më shpejt.

Gert Hoxha: KLD në këtë moment tranzicioni shpreh gatishmërinë që të japë ndihmesën për komisionet që ende nuk kanë filluar nga puna, në mënyrë që rivlerësimi i gjyqtarëve të vijojë sa më shpejt”

Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuara.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
I hapet rruga krijimit të Gjykatës Speciale

Kosovë - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i procedojë Kuvendit dy amendamentet kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë...

Close