|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Vrasja në Fier – Ndalohet i plagosuri, autorēt pa maska 

Fier – Burimet zyrtare te policise Fier pohojne se jane shoqeruar 18 persona qe jane mar ne pyetje. Ata u lan te lire pasi u pyeten per ngjarjen.

Autoret nuk dihet nese kan pasur maska pasi kan qelluar nga brenda makines, kan nxjerr vetem krahun jashte. I plagosuri ndodhet ne repartin e kirurgjise se spitalit rajonal Fier, ai ruhet me patrull policie jashte deres dhomes. Patrulla policore edhe per ruajtjen e tij se mos i ndodh gje . Po keto burime pohuan se ndaj te plagosurit ka dale flet arresti pasi do te merret edhe ne pyetje

Policia ka ndaluar edhe 38-vjeçarin që mbeti i plagosur

Policia e Fierit ndalon shtetasin që mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi më datën 20.11.2016 në lagjen “Afrimi i Ri, Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin Ari (Ilirjan) Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal.
Ndalimi i tij u bë në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier pasi shtetasi i dyshuar është person i plagosur në ngjarjen dhe ndodhet për mjekim në spital.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: