|E shtunë, Prill 29, 2017

Vrasja në Fier – Viktima kish qëndruan 24 orë në hotel. Autorët dinin çdo lëvizje të tyre 

Fier – Neglert Pata 34 vjec nga Tepelena ka mbetur I  vdekur në vend nga një  breshëri kallashnikovi  në një kryqëzim rrugor vetëm 200 metra larg linjës hekurudhore Fier – Vlorë në aksin rrugor Fier – Seman në lagjen “Qënas”  të Fierit. I plagosur mbeti edhe Ari Halinani 38 vjec I cili ndodhet I shtruar në spitalin Fier në repartin e kirurgjisë   nën mbikqyrjen e mjekvëve dhe nje patrulle policore.

Ka qënë ora 13 e 50 minuta kur autorët me një automjet tip benz me probagazh ka ndaluar në kryqëzim, aty pran ka qënë edhe një tjetër automjet. Iformacionet  autorët I kishin të sakta që  “gjahu” I tyre do të vinte pas pak minutash. Kështu ka ndodhur, as dy minuta përball tyre vjen automjet tip volzvagen me targa AA 166 IY ngjyrë jeshile. Në timon ka qënë Halinani ndërsa viktima Pata ka qënë në vend të parë , pasagjer. Nuk ka zgjatur shumë. Breshëri kallashnikovi janë derdhur në drejtim të automjetit, një karikator I tërë, 30 fishek . Pata mbetet I vdekur në vend ndërkohë që I plagosuri mes breshërisë plumbave hap derën e ikën më vrap  I plagosur merr rrugën në drejtim të Fierit, ndërsa  automjeti benz me autorët ka lëvizur në drejtim të Fermës Çlirim duke hyr në Qenas e më pas Vadhizë  e Zhupan ku u gjet i djegur. Një atumjet tjetër ‘Passat’ ka lëvizur indietro  së bashku me nje tjetër automjet që ka qënë I parkuar aty, pohuan burime nga vendi I ngjarjes.

Pas ngjarjes  automjeti I atuorëve të dyshuar të ngjarjes është gjendur 3 km larg vendit ngjarjes në Zhupan ku brenda saj jan gjetur edhe dy armë zjarri të cilat së bashku me gëzhoja që jan gjetur në vend gjarje I janë dërguar laboratorit kriminalistikës për ekspertizë të detajuar.

Policise ka shkuar menjëherë në vendgjarje sa ka marrë vesh për ngjarjen e ndodhur. Ekspertët e policisë së bashku me prokurorin e gatshëm kan kryer kqyrjen e vendgjarjes por edhe kan marrë në pyetje dëshmimtarë okularë të ngjarjes, Nga ana tjetër policia e prokuorira kan sekuestruar në cilësinë e provës material edhe pamjet filmike të tre bisneseve që janë pranë vendit të ngjarjes. Nga këto burime mësohet se viktima dhe I plagosuri kishin ditë që mbaheshin në survejim nga autorët e ngjarjes. Viktima dhe I plagsouri kishin 24 orë në Fier  dhe një nat kishin fjetur në një hotel në Fier. Lëvizjet e tij kanë qënë të kontrolluara më së miri nga autorët e dyshuar që mendohet të jenë rrethë 4 persona. Po këto burime pohuan se dy makinat si e viktimës ashtu edhe e autorëve nuk kan pasur numur shasie dhe mendohet se jan fshirë qëllimisht ,  pohuan buirme të besueshme konfidenciale nga policia.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 21 vjeçarit, ishte në kërkim

Mallakastër - Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për "Kanosje" dhe "Prodhim e mbajte pa leje të armëve...

Close