|E hënë, Maj 29, 2017

Vrasja në Pogradec për një femër 

Pogradec – Krimi i rëndë që tronditi sot qytetin e Pogradecit, duket se ka si motiv sherrin për një femër.

Mësohet se 18-vjeçari Fabio Hila kishte debatuar me autorin Fabio Musollari në facebook për një vajzë që pëlqenin të dy. Sherri mes tyre ka agravuar dhe sot, Musollari ka shkuar në lokalin ku ndodhej bashkëmoshatari i tij Hila dhe ka zbrazur një karikator të tërë.

Mësohet se Hila është i afërm i deputetit të PS, Ilir Xhakolli. Policia e ka arrestuar autorin, Fabio Musollari pak minuta pas krimit. Ai njihej si person problematik në zonë.

***

Një 18-vjeçar është vrarë me automatik, tip “kallashnikov” pasditen e sotme në qendër të Pogradecit. I riu Fabio Hila është qëlluar me breshëri automatiku nga një bashkëmoshatar, i cili u arrestua menjëherë pas krimit.

Policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin Fabio Musollarin, i cili tentoi të largohej, ndërsa iu sekuestrua edhe arma me të cilin qëlloi.

Sipas bluve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes dy të rinjve në një lokal në rrugën “Rinia”.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aksidenti , humb jetën 70 vjeçari

Vlorë - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orëve të vona të së mërkurës në aksin rrugor Levan-Vlorë....

Close