|E hënë, Korrik 24, 2017

Vrasje ne Shkoder, vdes babai, plagoset djali dhe kushuriri. 

largea_atentatet1392841841     Shkoder – Një persona ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, si pasojë e përplasjeve me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth 20 e 30 minuta kur në lagjen Bahcallëk, pranë një karburanti, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, nga të cilat kanë mbetur i vrarë Enver Barbullushi dhe është plagosur djali i tij Samet si dhe kushëriri Nezir Shega. Sipas dëshmitarëve tre kushërinjtë dyshohet se para të shtënave janë konfliktuar me dy persona të tjerë dhe më pas janë larguar në drejtim të një lokali në zonën aty pranë.

Sapo kanë mbërritur në lokal, një automjet ka ndaluar dhe dy persona të maskuar kanë qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të plagosur në vend. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërkohë pak minuta më pas burime nga bluzat e bardha, konfirmuan se personi i plagosur në gjendje të rëndë Enver Barbullushi nuk mundi tu rezistoi plagëve, duke humbur jetën. Ndërsa dy të tjerët, djali i tij Samet Barbullushi dhe Nezir Shega janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia ka arritur të identifikojë autorët e ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tyre. Ndërkohë, është gjetur në Velipojë makina e autorëve dhe po ushtrohen kontrolle në disa banesa në zonën përqark vendit ku ndodhi ngjarja.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja vendet që burgosin më shumë femra

Katër vende që kryesojnë listën Në 15 vjetët e fundit, numri i femrave të burgosura është rritur me 50%. Në...

Close