|E enjte, Qershor 29, 2017

Vrasje ne Durres, qellohet nga makina ne makine. 

124876      Durres – Ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit në zonën e plazhit në Durrës, në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar me pushues në sektorin e Hekurudhave.

Viktima, Kujtim Dyrmishi, është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tij me targa italiane DP 411 VF. Në foto duken dhe plumbat në derën e makinës tip Benz dhe xhamat e thyer të automjetit.

Autorët kanë qëlluar nga një tjetër makinë, tip Benz ngjyrë gri dhe me targa të Kosovës. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ka qëlluar njëri prej autorëve dhe tjetri ka qenë duke drejtuar automjetin…por nuk janë mjaftuar me kaq…Pasi janë ndaluar makinat, ndaj viktimës ka qëlluar edhe shoferi i makinës me targa kosovare për tu siguruar se viktima e tyre nuk do të kishte shance mbijetese.

50-vjeçari ishte me origjinë nga Cërriku dhe banonte në Durrës.Autorët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash janë larguar nga vendi i krimit në drejtim të Tiranës.

Policia ka arritur të identifikojë targën e automjetit të autorëve dhe janë ngritur postblloqë në autostradën Tiranë-Durrës për të mundësuar kapjen e tyre.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia dhe Guarda di Finanza bllokojnë skafin e dyshimtë në det

Ndjekje për disa orë në det të hapur mes një gomoneje të dyshimtë dhe policisë shqiptare e italiane, që rezultoi...

Close