|E shtunë, Prill 29, 2017

Vrasjet, Shqipëria e dyta në Evropë 

Shqipëria renditet vendi i dytë në Evropë për numrin e vrasjeve me armë zjarri i ndjekur nga Mali i Zi.

Këto janë të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.

Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.

Raporti thekson se në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.

Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.

Analiza tregon modele divergjente për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit.

Ndërkohë, në Kroacinë nga ana tjetër, numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Seks për 3 mijë lekë, arrestohen pronarët e lokalit

Vlorë - Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për ushtrim...

Close