|E premte, Gusht 18, 2017

Vret gruan, e tradhtoje me turkun. 

skene-krimi      Zvicer – Një burrë shqiptar ka vrarë gruan, pasi e tradhtonte me një shtetas turk.
Shqiptari ka dal sot para një gjykate në Sankt Gallen në Zvicër, ku për dy orë ka rrëfyer ngjarjen se përse kishte vendosur ta vriste gruan e tij, që sipas tij, i rrënoi tërë jetën.
“Fajet i ka bashkëshortja ime! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si gjykatë duhet të dënoni edhe turkun sepse edhe ai ka faj, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!- ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H.
Ai ka theksuar se Kanuni shqiptar i ka dhënë drejtë të vrasë gruan dhe se ka vepruar sipas këtij kodi. Por, nga ana tjetër, prokuroria zvicerane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se kjo vepër vrasje nuk ka të bëjë me kanun apo kode të tilla.
Prokuroria kërkon 19 vite burg për veprën e bërë. Emigranti 44-vjeçar nga një fshat i Suharekës gjatë kohës po jetonte me familjen në Zvicër.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
I sëmurë me depresion ,vetëhelmohet 55 vjeçari.

    Fier -Një 55 vjeçar banues në Bishan të Levanit është dërguar në spitalin Fier e më pas ka...

Close