|E diel, Qershor 25, 2017

Vret veten se gruaja i shoqërohej me Leonardo Di Caprio. 

193876     USA – Burri i një modeleje dyshohet se ka kryer vetëvrasje pas thashethemeve se gruaja e tij po takohej me aktorin Leonardo Di Caprio.

Andrew Stern, burri i modeles dhe ish-pjesëmarrëses së “American Next Top Model” Katie Cleary ka bërë vetëvrasje vetëm disa javë pasi ajo është fotografuar dukë vallëzuar në lokalet e natës në Festivalin e Kanës me Leonardo Di Caprio dhe yllin Adrian Greiner. Sipas policisë burri i modeles, Andrew Stern qëlloi vetën me armë në kokë në poligonin e qytetit.

Biznesmeni 40 vjeçar ishte i martuar me Katie, por çifti ishte në procesin e divorcit.

Sipas vetë aktorit Di Caprio edhe pse kishin kaluar kohë atë natë në një ndër klubet e natës në Kanë ai dhe Katie janë larguar ndaras dhe se asgjë nuk ka ndodhur në mes tyre.

193873    Në pyetje janë marrë dhe shokët e tij por dhe vetë Katie.
Andrew Stern përveç depresionit dhe stresit që i kanë shkaktuar thashethemet për lidhjen e saj me dy yjet televiziv dyshohet se ai kishte edhe probleme financiare.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shëndet i mirë për trurin e kujtesën, përdorni shampanjën

Rreth 7 për qind e britanikëve pinë shampanjë çdo dy javë dhe kjo shifër së shpejti do të rritet. Kjo...

Close