|E hënë, Korrik 24, 2017

Vritet 21 vjeçari. Nëna: Ma vrau hasmi. 

89249_1  Tiranë – Një 21-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Tiranë dhe ka humbur jetën sot në Spitalin Ushtarak.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është 21-vjeçari Saimir Ziza, vëllai i shtetasit Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga, në tetor të vitit 2007 në Peshkopi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të së premtes në rrugën “5 Maji”, në afërsi të Medresesë në Tiranë, ku Saimir Ziza është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Familjarët e viktimës thonë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga. “E kanë vrarë në pragun e derës së shtëpisë. Djalin ma ka vrarë hasmi për hakmarrje.”- deklaroi nëna e 21-vjeçarit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

Gazetari Spartak Koka ka komunikuar me prindërit e viktimës, të cilët hedhin dyshime se vrasja e djalit të tyre është kryer për hakmarrje nga vrasës me pagesë. Nëna e Saimir Zizës thotë se i ka dërguar një letër ministrit Tahiri, duke i kërkuar ta dërgonte të birin jashtë shtetit, pasi këtu jeta e tij ishte e rrezikuar.

89253     “E kanë vrarë me pagesë, e kanë vrarë me kallash në derë të madhe. Djali im ka qenë i mençëm i kulturum. Dihet kush e ka vrarë. Babai i në televizor ka thënë se do vras më të mirin. Më të mirin këtë kisha unë. Saimiri ka qenë emigrant ka dy tre muaj e kapën e kthyen. I çova letër Saimir Tahirit aman mos ma ler djalin këtu se do ma vrasin. Më ka kthyer përgjigje s’kam gjë në dorë. Tani e kanë vrarë ne derë të shtëpisë”- thotë mes lotëve nëna e Samir Zizës.

Ndërkohë babai i viktimës kërkon që të rihapet çështja e djalit të tij Shpëtim Ziza, me pretendimin se ai nuk është autori i vrasjes së 10-vjeçarit.

“Autorët janë të tjerë. Djali im s’mund ta bëjë i vetëm atë punë. I kam çuar me prova me fakte me fotografi. Sot varrosa djalin më të mirin. Djalin e e kanë vrarë dy vetë mbrëmë në orën 22:30. S’mund t’ia vë kurrkujt fajin. Ngatërresë tjetërkund nuk kam. Nuk më kanë lajmëruar. Unë i kam çuar njerëz që i kërkoj sqarim, s’më kanë pranuar. Ja kam lënë shtetit thotë. Shteti që ishte nuk u mor fare me mua për ta zbardhur ngjarjen. Tre vete e kanë vrarë fëmijën. Kam kërkuar të zbardhet çështja është filani, filani, filani i kam dhënë emrat. Kërkojmë rihapje të çështjes duam të zbardhet çështja e djalit”- shprehet ai.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Saviano: Lazarati nën kontrollin e grupeve që mështesin DAESH

Ndërsa në Parlamentin italian ka nisur diskutimi mbi ligjin e legalizimit të drogave të lehta shkrimtari Roberto Saviano në një...

Close