|E hënë, Shkurt 19, 2018

Vritet 36 vjeçari, sapo ishte kthyer nga Spanja 

Vlorë – Në mesin e problematikës me përmbytjet, nga qyteti bregdetar i Vlorës vjen edhe një lajm i kronikës së zezë.

Rreth orës 21:40 është raportuar për një vrasje me armë zjarri. Viktima është Andrea Billa 36 vjeç.

Ai është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar  para banesës së tij në lagjen “Rilindja”, banues në lagjen “Rilindja”

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por mësohet se viktima ishte kthyer nga Spanja para pak ditësh për pushime me rastin e festave të fundvitit.Ai njihej edhe me emrin Agim Meli.

“Nga hetimet e para hetimore mësohet se ky shtetas sapo ishte kthyer nga Spanja për pushime në Shqipëri, gjithashtu ky shtetas njihet edhe me emrin: Agim Meli.  Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit” informoi policia e Vlores.

Mendohet  se vrasja ka ndodhur me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma. Mendohet se është vrarë nga 4 plumba, 2 prej të cilave janë qëlluar në kokë.

Agim Meli ishte babai i tre fëmijëve dhe dilte shpesh jashtë kufijve. Sipas policisë nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri.

Ka qenë një fqinj i tij i cili ka gjetur viktimën  të shtrirë.

Emrin Andrea Billa e kishte ndërruar për tu pajisur me dokumente greke.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli ne qytet për kapjen e autorëve.

vrasje-ne-vlore2

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qeveria “spiunë” specialë në biznese dhe administratë.

      Tiranë - Qeveria ka...

Close