|E enjte, Qershor 29, 2017

Vritet apo vetvritet pronari i hotelit 

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.

Mësohet se Eduard Lleshi, 48 vjeç banues në Kashar, pronari i një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës, është gjetur i vetëvrarë, me tre plumba kallashnikovi.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se nga hetimet e para, dyshohet se ai është vetëvrarë.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2016, rreth orës 10:50, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në Kashar tek ish reparti ushtarak afër Xhamisë, ndodhet një person e seksit mashkull i shtrirë, i cili dyshohet i vdekur.

Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person të pajetë të seksit mashkull si dhe në krahë të tij një armë zjarri automatike.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasi E. Ll., i cili është dërguar në ambientet e Mjeksis Ligjore.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë vetë vrasje.

Nga të dhënat paraprake të familjarëve, është konfirmuar se ky person është konstatuar se kishte probleme të shëndetit mendorë dhe kurohej rregullisht.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
” Kinder “, arrestohen tre gra kanadeze .

    Kanada - Tre gra kanadeze janë arrestuar pasi kanë tentuar të kontrabandojnë 6 mijë vezë çokollate Kinder. Mësohet...

Close