|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Vuçiç, nuk jam entuziast për zgjedhjen e Tsipras . 

vucicSerbi – Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç, shprehet kundër politikave që proklamuara nga homologu i tij grek Aleksis Tsipras. Vuçiç në një intervistë për mediat austriake thotë se nuk ndihet as entuziast me zgjedhjen e Tsipras. Madje ironizon deklaratat e kryeministrit grek, duke thënë se ai është një politikan i përgjegjshëm, dhe s’mund t’ju premtoj njerëzve me shumë të ardhura pa reformat e duhura.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për median austriake thotë se nuk ndihet aq entuziast me zgjedhjen e radikalit të majtë Aleksis Tsipras në Greqi.

Vuçiç thotë se po vë re një lloj entuziazmi në gjithë rajonin pas zgjedhjes së Tsipras, por shton se ai beson në ndryshimet strukturale dhe në reformat e thella edhe pse të dhimbshme për të dalë nga kriza ekonomie, se sa te modeli Tsipras se s’ka problem.

Për kreun e qeverisë Serbe, duhet vendosmëri dhe shumë por edhe reforma të thella strukturore dhe ndryshim të sjelljes e të të menduarit, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza ekonomike. Tsipras theksoj se në këtë aspekt ai është pranë popullit gjerman atij austriak dhe atij skandinave, sesa me mentalitetin e vëllezërve të Europës së Jugut, siç i konsideroi ai grekët.

Për Vuçiç Serbia nuk ishte aksidentalisht I vetmi vend që ndërmori reformat ë vështira dhe masa të forta për konsolidimin fiskal, pa pasur asnjë presion nga Bashkimi Europian, Banka Europiane apo nga fondi Monetar Ndërkombëtar.

Më tej Vuçiç ironizon homologun e tij grek Tsipras, duke thënë se ai është një politikan i përgjegjshëm që s’mund t’ju thotë njerëzve që s’duhet të paguani energjinë, apo do të rrisë pagat me 70 euro për secilin, pas ndërmarrë reforma ekonomike.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Restorant për klientë nudo në Tokio (fotot)

Në Tokio pritet të hapet një restorant...

Close