|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Vuçiç: Nuk kam dijeni nëse dikush donte të më vriste 

Serbi – Jam ende në mjegull dhe po pres rezultatet e hetimeve. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçi menjeherë,  pasi policia serbe zbuloi një arsenal armësh në afërsi të shtëpisë së familjes së tij.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiç tha se po pret për rezultatet e Policisë, por shpreh bindjen se gjithçka është një koinçidencë dhe se ngjarja nuk ka të bëjë më të.

Edhe pse hetuesit serbë janë duke hetuar të gjitha pistat e dyshimit dhe po bëjnë edhe analizat e ADN-së së gjurmëve, vetë Kryeministri i Serbisë tha se ka asnjë prove apo dyshim se dikush ka qëllim vrasjen e tij.

Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se vetëm 15 metra larg shtëpisë së babait të Vuçiç, janë gjetur shumë armë: një minahedhës, 4 bomba dore dhe 100 plumba, municion për armë automatike dhe armë të kalibrit të lartë, si dhe 15 plumba të një kalibri të panjohur.

Nebojsha Stefanoviç, Ministër i Brendshëm i Serbisë tha se është shqetësuese që armët ishin vendosur në vendin ku autokolona e tij ngadalësonte shpejtësinë deri në 10 kilometra në orë.

Ai tha se kalimtarët njoftuan policinë për gjetjen e municioneve, duke nënvizuar se sigurimi fizik që ka Kryeministri nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë arsye, ai do të kërkojë që ‘shërbimet e sigurisë të hedhin dritë sa më shpejt për ngjarjen.

Ndërkohë Ministri Aleksander Vulin u ka bërë thirrje shërbimeve përgjegjëse që të japin përgjigje pyetjes se “kush ka përgatitur atenatin ndaj kryeministrit Vuçiç.

Për ngjarjen reagoi edhe Ministri i Jashtëm serb Iviça Daçiç, i cili tha se shumë njerëz i kundërvihen kryeministrit Vuçiç dhe politikës së tij, duke kërkuar arrestimin e tyre.

Siguria e Kryeministrit serb dhe zyrtarëve të lartë të Serbisë, është rritur pas atentatit të vitit 2003 mbi kryeministrin Zoran Gjingjiç, shefi i parë i qeverisë serbe pas rrëzimit të ish presidentit serb Slobodan Milosheviç, në vitin 2000.

Add a Comment

%d bloggers like this: