|E hënë, Tetor 23, 2017

Vuçiç : Presim qeverinë e re për të vijuar bisedimet me Kosovën. 

125053    Serbi – Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se në javën e ardhshme, bashkë me kryetarin Tomislav Nikoliç, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Temë bisedash, siç është njoftuar, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vuçiç në konferencën për gazetarë ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.

Vuçiç ka thënë, njofton B92, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen.

“Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç, duke u përgjigjur në pyetje, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

alb365.com/express

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja fundet që do dominojnë verën

Fundet e këtilla janë moderne, tepër fine dhe shumë elegante, për ç’arsye paraqesin rrobë dominuese të sezonit! Ngjyra metalike dhe...

Close