|E premte, Korrik 21, 2017

Xbox, ja lojrat e reja për verë 2014. 

xbox360wallpaper6        Një ndër kompanitë më të fuqishme elektronike të argëtimit, Microsoft Corporation, zbuloi të ardhmen e lojrave në Xbox One nëpërmjet një shfaqje spektakolare të lojrave nga krijuesit vizionarë më të mirë të botës.

Këtë sezon pushimesh lojtarët e lojrave të Xbox-it do të argëtohen me koleksionin tipik të lojërave më të dashura në historinë e video-games si “Halo: Mjeshtri i koleksioneve”, apo  ekskluzivja “Sunset Overdrive”, “Forca e Horizontit 2”, “Lengjenda e trilluar” etj.

Nga nisja në përfundim, prezantimi i përvitshëm i Microsoft prezantoi lojërat më të kërkuara për median dhe për fansat e tyre duke treguar se me sa shumë dedikim dhe pasion realizohen këto lojra nga krijuesit e Xbox-it.

Në këtë prezantim morën pjesë dhe kompanitë e tjera të rëndësishme të lojërave elektronike me krijimet më të njohura si “Assassins Creed Unity”, “Call of Duty”, “Evolve” etj. Të gjitha këto lojra, më parë të pavarura, siç është dhe “INSIDE”, i janë bashkuar librarisë së lojërave të Xbox One.

Në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit e këtyre lojrave mund të zgjedhin të blejnë secilën lojë që dëshirojnë apo të gjithë koleksionin e Xbox One më një çmim prej $400 dollarëve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja trendi i ri për vetullat (fotot) https://t.co/ViuOUoldOc https://t.co/JDJ9HTD6lY
11,309 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
RAMA NJË KLLOUN I PARRITUR

Nga ANDI BUSHATI - Kur Edi Rama doli fillimisht në fushatë, i veshur me atlete dhe tuta sportive shumëkush e...

Close