|E martë, Mars 28, 2017

Zaev: Do të kemi bashkëpunim me partitë opozitare shqiptare 

Maqedoni – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se partia e tij gjithsesi se do të ketë bashkëpunim me opozitën shqiptare.

Sipas tij vetëm parashtrohet pyetja se a do të garojnë së bashku në koalicion, para zgjedhjeve ose jo.

“Ky bllok është në opozitë, pra opozitë konkrete. Ata kanë ditur edhe neve të na kritikojnë. Lidhur me pjesën e reformave të listës zgjedhore. Por ata janë në opozitë, ata luftojnë që ky regjim të bie. Regjimi i Nikolla Gruevskit dhe i Ali Ahmetit. A janë në opozitë, ne gjithsesi se do të kemi bashkëpunim me këto parti. Vetëm parashtrohet pyetja se a do të garojmë së bashku në koalicion, para zgjedhjeve ose jo. Këtë do të na e tregojnë qytetarët. Ne jemi plotësisht të hapur dhe nuk kemi paragjykime, le të tregojnë qytetarët, të gjithë ata të cilat e luftojnë regjimin e Nikolla Gruevskit a është ose nuk është kjo e vërtetë”, tha Zaev.

Ai shtoi se të gjitha partitë opozitare shqiptare së bashku kanë më shumë mbështetje se sa BDI-ja dhe PDSH-ja së bashku dhe kjo paraqet kualitativ i ri në arenën politik në Maqedoni.

“Fronti opozitarë do të krijohet. A do të përbëhet nga të gjithë ne kundër VMRO-DPMNE-së, në një listë zgjedhore, a do të jetë front opozitarë i përbërë nga LSDM-ja me partitë opozitare së bashku, partitë shqiptare të vogla opozitare së bashku, po ato nuk janë më parti të vogla, ata udhëheqin në bllokun shqiptarë, së bashku. Besa, Lëvizja për reforma në PDSH e Ziadin Selës, partia e Gëzim Ostrenit, Uniteti, partia e Rufi Osmanit, Kryetari i mëparshëm, tani Kryetarë i RDK-së është Veseli dhe PPD-ja, të gjithë së bashku kanë më shumë mbështetje se sa BDI-ja dhe PDSH-ja së bashku dhe kjo paraqet kualitativ i ri në arenën politik në Maqedoni. Gjithsesi se ky studim do të na tregoj se a duhet të paraqitemi së bashku apo jo”, shtoi Zaev.

Ne këtë intervistë pwr Nova Tv, Zaev flet edhe për bashkëpunimin e mundshëm me Ali Ahmetin, vendimin që Muhamed Zeqirit ti jepet post të lartë në udhëheqësin e LSDM-së, si dhe pse një shqiptarë do të kishte votuar për LSDM-në.

alb365/Portalb.mk/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fëmija rom Ramës – Na jep ndonji lek

Fier - Kryeministri Rama ka qene per vizita pune ne Fier, teksa levizte ne kembe gjate rruges "Mujo Ulqinaku" nje...

Close