|E shtunë, Tetor 21, 2017

Zbarkojnë spanjollët, gazetarët spanjoll ngatërrojnë sallën (video) 

Spanja ka mbërritur mbërritën në Shqipëri rreth 60 minuta me vonesë për shkak të motit të keq, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë pranuar që të japin asnjë prononcim për mediat.

I vetmi që ka përshëndetur në aeroport ka qenë sulmuesi i Chelseat, Diego Costa.

Ndërsa për t’u veçuar ka qenë edhe një episod me gazetarët spanjollë, të cilët ngatërruan daljen në aeroport, teksa fillimisht u futën te salla VIP dhe më pas përfunduan te kabinat e policisë.

Por me ndihmën e punonjësve të aeroportit kanë gjetur daljen e saktë dhe më pas kanë udhëtuar me ekipin e tyre kombëtar drejt Shkodrës, të shoqëruar nga forcat RENEA.

Dy ekipet do të ndeshen ditën e diel në orën 20:45 në Shkodër për eliminatoret e Rusi 2018.

Aktualisht Shqipëria kryeson grupin, ndërsa Spanja dhe Italia ndodhen në vendin e dytë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fieri bastion i të majtës. Çupi – Fieri me ekonominë më të zezë në vend

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, teksa flet për betejën elektorale në jug...

Close