|E premte, Tetor 20, 2017

Zbulimi/ Vuçiç, Erdogan flet shqip 

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, para pallatit presidencial ishin vendosur dhjetëra kamera që kanë filmuar një bisedë joformale mes presidentit turk dhe atij serb.

Sipas medieve serbe, pasi që Vuçiq e priti homologun e tij dhe parakaluan nëpër tepihun e kuq para gardës, ai u njoftua me anëtarët e kabinetit të qeverisë së Serbisë, ku shtrëngoi duart me secilin prej tyre, transmeton Telegrafi.

I pari që bisedoi me Erdoganin ishte shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i cili tashmë njihet dhe është takuar disa herë me presidentin turk.

Dhe duke tentuar të ngrit paksa nivelin e humorit, Vuçiq i është drejtuar mysafirit duke i thënë se Daçiq ndoshta nuk është i disponuar, pasi i pëlqen të flejë më gjatë.

Fillimisht Daçiq dhe Erdogan shkëmbyen disa fjalë në gjuhën angleze, dhe më pas Vuçiq filloi t’ia shpjegojë situatën në gjuhën serbe.

“Atij nuk i pëlqen të zgjohet herët”, i ka thënë Vuçiq, Erdoganit për ministrin Daçiq, ku më pas që të tre filluan të qeshin.

“Ju flisni shqip e serbisht perfekt”, i ka thënë Vuçiq Erdoganit dhe më pas u nisën për në pallatin presidencial.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mësuesi i matematikës bëhet model i Armani`t (fotot)

Një mësues matematike, që u bë i famshëm në botë pasi studentët e tij i postonin fotot online, tashmë është...

Close