|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Zbulohen email-et, Kodra paguan këshillin e mjekëve të Gjenevës kundër Zotos 

blerina-zoto

 

Në korrespondencën mes ekspertes së Shqipërisë pranë Misionit të tonë në Gjenevë, Blerina Zoto, dhe ambasadores, Filloreta Kodra, duket qartë angazhimi i ambasadores për ta cilësuar të sëmurë eksperten dhe të paaftë për të vijuar punën e saj, duke i paguar të gjitha kontrollet mjekësore në klinikat zvicerane me paratë e Misionit tonë diplomatik, ndërkohë që Zotos nuk i është paguar rroga që prej muajit mars.

Blerina Zoto, ish­diplomatja shqiptare ne OKB Një ditë më parë, gazeta “Panorama” publikoi vendimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, që e shkarkonte Zoton nga detyra për shkak se ajo nuk kishte përmbushur detyrat që i ishin ngarkuar.

Por, duket se kanë qenë raportet jo të mira mes Zotos dhe ambasadores Kodra që kanë çuar në shkarkimin e saj. Gazeta kërkoi nga ambasadorja Kodra reagimin e saj për akuzat që Blerina Zoto adresonte ndaj saj, por nuk mori asnjë përgjigje.

KORRESPONDENCA ELEKTRONIKE MES BLERINA ZOTOS DHE FILLORETA KODRËS

From: Filloreta Kodra

Sent: Monday, June 20, 2016 2:50 PM

To: Blerina Zoto1

Cc: Blerta Kadzadej

Subject: Një takim me mjeken Boehler

Blerina përshëndetje, Uroj të jesh më mirë me shëndet. Meqenëse u bë një kohë e gjatë që nuk je mirë me shëndet, nga MPJ më informojnë se bazuar në ligjin për sigurimet shëndetësore, mbas një periudhe prej 9 ditësh raport, punonjësi kalon në Komisionin Mjekësor (KEMP) për të vlerësuar e shtuar kohën për pushime më të gjata, kur është e nevojshme. MPJ më kërkon t’i informoj se çfarë procedurash ndiqen e si veprohet për punonjësit në Gjenevë në raste të tilla.

Misioni u informua se në Gjenevë ekziston këshilli i mjekëve të Gjenevës, të cilët bëjnë konsulencë e japin këshilla për të vlerësuar gjendjen shëndetësore, përveç mjekut, i cili e ka rastin në shqyrtim. Ky vlerësim bëhet me një kërkesë në Këshillin e Mjekëve të Gjenevës, të cilët ofrojnë një numër mjekësh të gatshëm për të ndihmuar gjithmonë duke respektuar privatësinë dhe sekretin profesional. Për informacione të mëtejshme mund të konsultosh linkun:

http://www.amge.ch/medecins/medecins­conseils/ Misioni ka

kontaktuar mjeken Isabel Boehler, e cila pranoi të bëjë një konsultë. Pagesa e konsultës do të bëhet nga Misioni.

Adresa: Rue Sonnex nr.23, 1218 Grand Saconnex, ditën e mërkurë, datë 22­06­2016, ora 14.00

Të uroj shërim të shpejtë. Filloreta Kodra

From: Filloreta Kodra

Sent: Wednesday, June 15, 2016 4:33 PM

To: Blerina Zoto1

Subject: Letra e ministrit Klosi

Blerina përshëndetje,

Uroj të jesh mirë me shëndet. Sot prita të vije në punë, meqenëse më kishe dërguar raport deri në 14­06­2016. Po të dërgoj letrën që kam marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila i është dërguar MPJ. Të lutem më informo për periudhën në vijim.

From: Blerina Zoto1

Sent: Monday, June 20, 2016 6:43 PM

To: Filloreta Kodra

Cc: Blerta Kadzadej

Subject: Re: nje takim me mjeken Boehler

Zonja Ambasadore, Ju konfirmoj marrjen e­mailit tuaj të datës 15 qershor 2016, ku ju më komunikoni një letër të ministrisë sime të linjës. MMSR i kërkon me anë të kësaj letre Ministrisë së Punëve të Jashtme që unë të shkarkohem nga detyra si këshilltare pranë Misionit të RSH pranë OKB­së në Gjenevë, me efekt në datën 31 korrik 2016. Pas kësaj date, nuk do të ketë më fond nga MMSR­ja për të financuar postin tim. Në këtë letër, MMSR argumenton kërkesën e saj me mungesën e raporteve dhe rezultateve nga ana ime. Kërkoj me anë të këtij e­maili pozicionimin tuaj si shefe e Misionit diplomatik ndaj kësaj akuze, që unë e konsideroj si të pabazuar, qoftë në formë, qoftë në përmbajtje. Kërkoj po ashtu sqarime si do ta menaxhoni situatën, nëse kërkesa e MMSR­së për shkarkimin tim nga detyra pranohet nga MPJ.

Ndodhemi në kushtet kur Misioni i juaj/MMSR më detyrohen rroga të papaguara që prej marsit 2016 dhe kur unë rrezikoj një process gjyqësor me agjencinë imobiliare që, siç e dini, kërkon pagesën e qirave të ndërprera të apartamentit tim në Gjenevë që prej prillit 2016.

Për sa u përket vërejtjeve të mia mbi motivet e lirimit tim nga detyra, në aspektin e formës, mund të ngre objeksionet e mëposhtme: Në kontratën e nënshkruar midis MMSR dhe MPJ në lidhje me detyrën time në Gjenevë, shkruhet shprehimisht në kapitullin Komunikimi, pika II, si vijon:

“Zonja Zoto do të ushtrojë funksionin e saj në bazë të detyrave të marra nga shefi i Misionit diplomatik, si dhe raporton në MPJ dhe në MMSR nëpërmjet shefit të Misionit diplomatik”.

MMSR nuk kishte në këtë mënyrë se si të merrte raporte nga ana ime pasi unë jepja llogari me shkrim e me gojë për punën e bërë vetëm  pranë personit tuaj, si shefe e Misionit. Për sa i përket përmbajtjes së punës sime, në letrën e shkarkimit tim nga detyra, MMSR shkruan se “Angazhimi i MMSR­së në promovimin e të drejtave të njeriut dhe specifikisht të romëve, egjiptianëve, personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve etj, nëpërmjet Përfaqësueses së saj në Mision, vlerësohet të jetë i papërmbushur dhe të mos ketë arritur qëllimin e tij”.

Por kjo fjali është në kontradiktë si më sipër, me pikën II të kapitullit “Komunikimi” të kontratës nënshkruar midis MMSR dhe MPJ më 02.03.2015. Aty shkruhej pra se “Zonja Zoto do të ushtrojë funksionin e saj në bazë të detyrave të marra nga shefi i Misionit diplomatik…” Kjo do të thotë se përmbajtja e punës sime në Mision nuk është domosdoshmërisht ajo që pretendon MMSR­ja në letrën me kërkesën për shkarkimin tim, por ajo që Ju keni dashur të më jepni dhe që unë e mbaj të arkivuar në dispozicion të institucioneve përkatëse. Siç e dini, ju më keni caktuar shpesh misione të karakterit ekonomik që nuk lidhen me të Drejtat e Njeriut ku ju keni preferuar të mandatoni një koleg tjetër.

Unë kam kryer kështu çdo mision që më është imponuar nga ju, ndonëse shpeshherë nuk kam qenë as në rolin tim dhe as në kompetencat e mia si eksperte e çështjeve të të drejtave të njeriut për  grupime të ndryshme vulnerabël, përfshi këtu edhe komunitetet rome dhe egjiptiane.

Ne kemi pasur debat mbi këtë pikë në fundin e vitit të kaluar, kur unë kam refuzuar vlerësimet joobjektive që keni bërë ndaj punës sime, ashtu siç jua kanë refuzuar vlerësimet ndaj tyre dhe kolegët e tjerë në Mision. Prandaj arrij në konkluzion se motivi i përdorur nga MMSR­ja për të justifikuar kërkesën për shkarkimin i tij është i pajustifikuar. I vetmi motiv që unë e konsideroj si realist për shkarkimin tim nga detyra, është mungesa e konsideratës ndaj personit tim.

Ju ma keni thënë vetë, zonja Ambasadore, në sy të të gjithë kolegëve që në fillim të prillit 2016, se nuk ka fonde për të më paguar rrogën, qiranë dhe obligacionet shëndetësore. Kjo situatë ­kur keni vazhduar pa pushim të më kërkoni punë dhe raporte në lidhje me aktivitetin tim për promovimin e të drejtave të njeriut, duke më mohuar njëkohësisht të drejtën për rrogë­ nuk ju ka shokuar.

Prandaj, para çdo debati në lidhje me vlerësimin e punës sime që është e vetmja materie e trajtuar në letrën e MMSRsë, kërkoj për të katërtin muaj rresht, përgjigje konkrete për sa vijon:

1­ Kur do të më paguhen rrogat e muajve mars 2016, prill 2016, maj 2016 dhe qershor 2016? Pa pagesën e detyrimeve të akumuluara financiare ligjore ndaj personit tim, asnjë skenar për shkarkimin dhe kthimin tim në Tiranë nuk mund të formulohet objektivisht nga MMSR dhe MPJ­ja. Si mund të imagjinohet në këto kushte “kthimi im në atdhe”, kur kam shumë borxhe për të larë te të njohur në Gjenevë që më kanë ndihmuar të mbijetoj këto muaj pa rrogë?

2­ Kur do të lahen detyrimet e mbledhura për qiranë e shtëpisë sime ndaj agjencisë imobiliare në Gjenevë? Pres provat që janë likuiduar qiratë e shtëpisë sime të papaguara nga shteti shqiptar që prej prillit 2016. Përndryshe, avokati i agjencisë imobiliare më kërcënon me gjyq ndaj personit tim për një vlerë qirash të papaguara që e kalojnë shumën e 10 mijë frangave zvicerane. Në rast “largimi në atdhe”, sipas ligjit zviceran, kjo konsiderohet si “delikt arratisje” dhe rrezikoj masën e dënimit në mungesë.

Një ngjasi e tillë do të më krijonte probleme dhe me Drejtësinë shqiptare, së cilës ajo zvicerane do t’i kërkonte masën e ekzekutimit të penaliteteve që mund të ndërmerren kundër meje. Kërkoj që të më kursehet edhe ky diskriminim, përveç atij të mungesës së pagës që po vuaj prej katër muajsh.

Me respekt!

Blerina Zoto Counsellor Permanent Mission of Albania UNOG

alb365/panorama

Add a Comment

%d bloggers like this: