|E premte, Shkurt 23, 2018

Zbulohet fabrikë e prishjes së etiketave të skadimit dhe ristampimit të tyre . 

image-31c3723d16add5b3ccb7c0f2fe6eff79ca976e781ad7c7fb8ecbb20703ad3fe6-VFier – Zbulohet një magazinë me mallra të skaduara dhe që u hiqte datat e  skadimit të etiketave dhe ristamponte përsëri .

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare t drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Kjo fabrikë , sipas burimeve policore , është e vendosur në një godinë pranë  një shkolle nente vjecare tek “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Sot me date 05.02.2014, ora 14:00, nga ana e sektorit Ekonomik-Financiar ne DPQ Fier   mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative  si dhe pas nje pune te mirefillte profesionale dhe hetimore perreth 10 dite, eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve :

 

  • Bujar TUPI ,vjec 42
  • Besim TUPI ,vjec 40 vellezer me njeri tjetrin .

Keta shtetas posedojne dy magazina.Njera prej magazinave ndodhet ne lagjen Mbrostar-Ferko, Fier. Kjo magazine dyshohet se sherbente per grumbullimin  e mallrave ushqimore dhe detergjente te ndryshme te cilave u ka kaluar afati skadimit . Nje pjese e konsiderueshme e ketij malli i ishte fshire data e skadences ne etiketa dhe dyshohet se do te behej riciklimi i tyre me data skadence te regullta ne etiketa te reja  e me pas do te hidheshin ne treg.  Mallrat transportoheshin, pas fallsifikimit te etiketave (datave te skadences), ne nje magazine tjeter qendrore e cila ishte prone e dy vellezerve, ku behej edhe shperndarja e mallit ne pika shitje per konsumatorin.

Jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dy magazinat prone e vellezerve Tupi se bashku me sasine e madhe te mallrave te ndryshme qe ishin ne to.

Po kryhen veprimet e para proceduriale per veprat penale te “Fallsifikimi I vulave, stampave, formulareve” neni 190 I K.Penal, “Pastrimi I produkteve te vepres penale” 287 i  K.P. “Fshehje e te ardhurave” neni 181 i K. P.

Hetimet vazhdojne per dokumentimin e metejshem ligjor te kesaj veprimtarie kriminale.

 

image-78326a356ab7dec675d7a8b26f704a6cdf4d9d9d2f359e5d979fd49d17ce3f78-V image-908b495a1e10c99a2d4c0a8b74bd02012a83f46373bbde34091cf4c3adcb682c-V image-91f862eb9197ce96a09932a69eadb8eba00242a185fd80a009e8e2f7b2bdb53f-V image-77e252c629cc80accd142d68508a57bee8728153ebcb71b2b63e21441bad9680-V image-ab15d111d3291b9557b5ffebb5f4a96df02ec7d32599af9ba849881a8a0963f8-V

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja gruaja që pickohet nga bletët 30 herë në javë

Të gjithë e dimë se...

Close