|E hënë, Tetor 23, 2017

Zbulohet laborator kokaine, dyshohet trafik nderkombetar. 

0    Tirane – Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të mundur zbulimin e një laboratori kokaine në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se lënda narkotike e llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë është e një sasie rekord, ndërsa janë gjetur edhe armë dhe municione gjatë operacionit të shtrirë në Morinë, Prishtinë dhe Fushë Kuqe të Lezhës.

Dyshimet kryesore të policisë janë përqendruar në mundësinë e një rrjeti për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Të dhënat e para këtij operacioni të nisura qysh gjatë natës së kaluar janë të pakta, ndërsa mësohet se gjatë tij kanë përfunduar në pranga disa persona. Në orët në vijim pritet një qëndrim zyrtar i Policisë së Shtetit lidhur me detajet dhe të arrestuarit gjatë operacionit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A po transferohet Manaj në Spanjë?

Rey Manaj karrierën pritet që ta vazhdoj në Spanjë E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj mbetet ende e paqartë...

Close