|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Zbulohet mashtrimi i azilkërkuesve 

Suedi – Një hetim në Suedi mbi emigrantët që kërkojnë azil si fëmijë, tregon se 3/4 e atyre që janë kontrolluar, ishin mbi moshën 18 vjeç.

Agjencia suedeze e mjekësisë ligjore, kontrolloi moshën e afro 8 mijë personave dhe zbuloi se 6600 ishin 18 ose mbi 18 vjeç. Kontrollet kryhen vetëm në rastet kur ka dyshime për moshën e personit.

Fëmijët emigrantë, ka më pak gjasa të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mes mesit të marsit dhe fundit të tetorit, agjencia suedeze kreu një kontroll për moshën e 7858 personave.

Prej tyre, 6628 ishin 18 ose mbi 18 vjeç dhe 112 ndoshta 18 vjeç.

Agjencia e emigracionit ka marrë 5700 vendime mbi bazën e këtyre vlerësimeve.

Në 79 për qind të rasteve, agjencia ka vendosur ta konsiderojë zyrtarisht aplikantin më të madh nga sa ka pretenduar fillimisht në aplikimin për azil.

Vlerësimi i moshës është kryer përmes rrezeve x dhe skanimeve që më pas janë analizuar për të përcaktuar moshën, përcjell tch.

Shumë azilkërkues nuk kanë dokumente identifikimi pasi mund t’i kenë humbur ndërsa largoheshin nga konfliktet apo katastrofat natyrore – thotë organizata ndërkombëtare për migrimin.

Në raste të tjera, vendi i tyre i lindjes mund të mos ketë strukturat e duhura për të regjistruar lindjet, ndaj nuk është e pazakontë për shumë njerëz të mos e dinë moshën e tyre ekzakte.

Më shumë se 80 mijë minorenë, shumë prej të cilëve të hyrë në vend pa prindër apo kujdestar, kanë aplikuar për azil në Suedi në vitet 2015-2016.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hetim për tenderat e sinjalistikës rrugore

Tiranë - Dy tendera me vlerë 1.3...

Close