|E diel, Qershor 25, 2017

Zbulohet tunel i gjatë droge në kufirin me SHBA-në 

Meksikë – Prokurorët në Meksikë thonë se kanë zbuluar një tunel të pajisur me ventilim dhe me ndriçim që kalonte nga qyteti Tijuana drejt Shteteve të Bashkuara.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk tha nëse tuneli i gjatë prej mbi 500 metrash ka arritur deri në tokën e SHBA-së.

Tuneli ka shina me gjasë për të shtyrë vagonët, me siç mendohet, drogë. Është i gjerë rreth 2 metra dhe afro 3 metra i lartë dhe ishte i ndërtuar 7 metra nën tokë.

Prokurorët kanë gjetur 2 tonë marihuanë të paketuar në shtëpinë ku fillonte tuneli që ndodhej në pjesën e Meksikës, njofton AP.

Policia Federale tha se ka zbuluar edhe afro 2 kilogramë të metamfetaminës të fshehur në një rrotë të djathit në një objekt për shpërndarjen e paketave në Mexico City, transmeton REL.

Policia federale tha se gjatë një inspektimi me rreze X të djathit ka zbuluar paketën e fshehur.

Në një tjetër kërkim, policia federale në shtetin Jalisco, përdori qentë nuhatës për të zbuluar mbi 15 kilogramë heroinë të fshehur në një tjetër paketë, në një shërbim të shpërndarjes së shpejtë.

Varësisht nga prerja, heroina mund të furnizonte prej 150 mijë deri në 1.5 milionë dozë një gramëshe.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shtyhet seanca gjyqsore për kujdestarinë e fëmijëve të Liljana Ruko (Zhezha) (foto e video)

Fier - Shtyhet seanca gjyqsore për kujdestarinë e fëmijëve 7 dhe 4 vjeçarë të Liljana Ruko (Zhezha) e cila në...

Close