|E hënë, Tetor 23, 2017

Zbulohet tuneli në Lazarat me 45 ton hashash dhe 26 milion lekë. 

89399    Gjirokastër – Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

“Jeta në fshat është paralizuar. Duhet të vendoset një komunikim normal i shtetit me banorët. Është anormale kjo situatë që po shoqëron sot fshatin”. Kështu u shpreh për News24 kreu i Komunës së Lazaratit Dash Aliko pas një takimi që kreu me pleqësinë e fshatit.

“Situata në fshatin Lazarat është në gjendje të rëndë duke pasur një paralizim të cdo aktiviteti social. Me Pleqësinë u theksua për funksionimin e shtetit dhe që tani e tutje komunikimi me shtetin duhet të jetë normal dhe korrekt. Në këtë takim secili paraqiti mendimin e tij dhe ne dolëm në deklaratë për mediat e ndryshme, kërkuam një takim me drejtorinë e policisë së qarkut, aty do të bëhen prezent dhe pikat tona që do u bëhen të ditur këtyre autoriteteve”, u shpreh Aliko.

Më tej Aliko theksoi se duhet të futen në aksion gjithë faktorët e aktorët për të bërë dorëzimin deri të bimës së fundit të kanabisit. Por kreu i Komunës gjithashtu rezervoi dhe një falënderim për policinë dhe banorët që sipas tij, ‘nuk lanë të plagosur e viktima në këtë superoperacion’.
“Dua të falënderoj banorët që nuk gjuajtën direkt mbi policinë dhe për policinë që nuk gjuajti ndaj banorëve direkt dhe nuk pati të plagosur e viktima. Policia e Shtetit nuk i merr dorën banorëve për të bërë aksion, dhe unë si përfaqësues i thirrur në e bëra të ditur këtë. Mua më shqetëson situata në vazhdimësi këtej e tutje se prezenca e madhe e policisë, blindat makina, kanë krijuar panik dhe jeta në Lazarat nuk është normale. Ne mendojmë që policia duhet të funksionojë”.

89376_1    Duke u ndalur dhe tek fëmijët, kreu i Komunës Lazarat theksoi se kërkon që drejtoria arsimore të dërgojë psikologë për fëmijët.
“Kërkuam që drejtoria e arsimit të dërgojë psikologë dhe të gjithë aktorët të ndihmojnë që të funksionojë shëndetësia, ujësjellësi. E theksoj se gjithçka për momentin është anormale”.

LAZARAT, ZBULOHEN NË TUNEL 26 MILIONË LEKË TË VJETRA

Ora 20:00-Gjatë kontrolleve të forcave të policisë gjatë ditës së sotme në fshatin Lazarat, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme, është bërë e mundur që në një tunel në fshatin Kordhocë, të gjendet një sasi lekësh.

Nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arrrston disa shtetas

Fier - Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Elidon Alla, 21 vjeç, banues në lagjen “Minatori” Bulqizë. Ndalimi...

Close