|E premte, Tetor 20, 2017

Zeqo në gjykatë, detyroi gruan të pinte fostoksinë. 

cachew-442-265-strict-149791Berat – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen duke dërguar për gjykim Tomorr Zeqon nga Ura Vajgurore, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas organit të akuzës, nga hetimi ka rezultuar se Zeqo, mesnatën e 4 gushtit të këtij viti, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij Mimoza, dhe e detyroi atë më pas të pijë me dhunëfostoksinë.

Prokuroria ngre dyshimin se shkak i këtij krimi ka qenë fakti, që i pandehuri e akuzonte bashkëshorten e tij për tradhti.

Nga veprimet procedurale, rezultoi se Zeqo e detyroi të shoqen të pijë helm në orën 2 pas mesnate dhe, pavarësisht kërkesës së saj për ta çuar në spital, ai nuk pranoi.

Katër orë më vonë, ai lajmëroi familjarët e saj ta dërgonin për të marrë ndihmë mjekësore.

Gruaja u rrëfeu të afërmve krimin dhe nuk mundi të mbijetojë. Zeqo ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Manjani: Projekti 1 miliardë euro i Ramës është pastrim parash për hashashin

Ylli Manjani ka reaguar për projektin 1 miliardë euro të shpallur nga Kryeministia. Sipas Manjanit Projekti 1 miliardë euro i...

Close