|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Zgjedhjet ne PE, ekstremistet e djathte fitore te thelle. 

Bruksel – largea_parlamenti_europian041354661303 Partia Socialiste në Francë, sipas sondazheve të para, ndodhet në minimumin historik, sa i takon zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Kryeministri francez Valls thotë se kjo ngjarje “është një tërmet”. Ministri Segolene Royal tha se ky “është një shok në një shkallë globale”.

“Populli sovrane ka folur, si në të gjithë momentet e mëdha në histori. Njerëzit kanë zgjedhur të marrin në dorë fatin e tyre”, tha Marine Le Pen, lider i Frontit Kombëtar, partia e parë në Francë pas zgjedhjeve evropiane. Le Pen më pas i nis një apel Presidentit Hollande, që të vazhdojë me shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare . Është “një goditje në nivel botëror”, tha ministri Segolene Royal.

Sipas sondazheve të para të institutit CSA , partia e ekstremit të djathtë është në krye me 25% , UMP me 20.3% dhe Partia Socialiste me 14.7 % . Me këtë rezultat, nëse konfirmohet, socialistët do të arrijnë rezultatin më të keq në historinë e tyre .

Fronti Kombëtar ka katërfishuar votat e saj në krahasim me vitin 2009, ndërsa UMP bie me 7 pikë.

Kryeministri Valls: “Është një tërmet”, “Ky është një moment i rëndë”. Këto janë fjalët e para të kryeministrit francez Manuel Valls, në një dalje televizive pas humbjes dërrmuese të Partisë Socialiste dhe fitores së Frontit Kombëtar.

Le Pen i thotë Grillo-s dhe euroskeptikëve: “Bashkohu me ne” – “Bashkohu me ne”. Kështu i është përgjigjur Marine Le Pen pyetjes se cili do ishte mesazhi i saj për forcat e tjera euroskeptike, të tilla si “Lëvizja 5 yjët”, e Beppe Grillo-s.

Fillon (UMP): “Partia është plagosur në nder ” – Për ish-kryeministrin francez Francois Fillon, “humbja” e UMP (e qendrës së djathtë) në zgjedhjet Europiane godet partinë “në besueshmërinë e saj” dhe “vë në dyshim” nderin. ” “UMP, – pranon Fillon duke folur për shkëputjen me pesë pikë nga Frontit Kombëtar, partia e parë e Francës, – duhet të pyesë veten për shkaqet e humbjes, pasi nuk ka qenë në gjendje të unifikohet”.

Eliseo: “Të korren mësime të rëndësishme nga ngjarja”. “Ju duhet të nxirrni mësim nga kjo ngjarje vendimtare” . Ky është reagimi i pare nga Eliseo për rezultatet e zgjedhjeve evropiane në Francë, ku ekstremi i djathtë i Frontit Kombëtar, ishte partia më e votuar.
Ndërsa Gjermania zgjedh Angela Merkel.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Publikohen foto për herë të parë të Che Guevarës pas 47 vjetësh.

Spanjë - Ernesto Guevara De La Serna,...

Close