|E diel, Gusht 20, 2017

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së me manipulime. 

monda-voton     Lushnje – Nga burime të sigurta dhe brënda kryesisë së PD-së dega Lushnje mësohet se zgjedhjet për kreun e PD në Lushnjë kanë qenë të manipuluara. Sipas burimeve, në garë fillimisht kanë qenë katër kandidatë: Kastriot Nezha, Eduard Sharka, Ardito Gjuza dhe Myslim Murrizi. Tre kandidatët e parë janë tërhequr me pretendimin se nuk kanë qenë dakord me procesin dhe udhëzimin e dalë nga zyrat qendrore të PD, duke qenë se në listë ka mbetur i vetëm Myslim Murrizi, mesnatën e së shtunën në mënyrë të fshehë janë futur si kandidatë Pandeli Baci dhe Nevila Bami.

Sipas burimeve këta dy kandidatë janë futur vetëm për të plotësuar numrin, pasi fituesi ka qenë i paracaktuar Myslim Murrizi, dhe për pasojë i gjithë procesi për kreun e PD Lushnjë ka qenë një farsë. Ndërsa shton se 3 kandidat e tjerë janë tërhequr për shkak të presionit.

Po sipas burimeve, votues për kreun e PD-së nuk kanë qenë anëtarësia e partisë, por njerëz që s’ka lidhje me PD, pasi emrat dhe firmat e tyre janë marrë nëpër lokalet e qytetit para votimit.

Maku Shehudhe Kastriot Nezha : Gara për kreun e ri të PD në Lushnjë, farsë

Ndërkaq, edhe këshilltari i djathtë në bashkinë Lushnjë, Maku Shehu ka dhe mjeku Kastriot Nezha kanë thënë se “procesi i zgjedhjeve në PD për këtë rreth ka qenë i manipuluar”. Shehu e ka quajtur një “farsë” garën për kreun e ri të PD-së në Lushnjë, duke thënë se fituesi ka qenë i paracaktuar nga Basha dhe Fatbardh Kadilli. Sipas Shehut, “Kreu i ri që po zgjidhet në Lushnjë nuk ka lidhje me PD. Myslim Murrizi ka qenë personazh i ‘Dushkut’. Në garë ishin 4 kandidatë, dhe 3 kandidatë u tërhoqën pas urdhrit të PD”.

Sipas këshilltarit të djathtë në bashkinë Lushnjë, Maku Shehu, procesi i zgjedhjeve në PD për kryetarët e degëve do të ketë kosto për zgjedhjet lokale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse duhet të hani trangull

Trangulli është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Më poshtë do të gjeni...

Close