|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Zgjidhja për Qipron, ‘shumë pranë’ 

qipro_1480546769-4824171

Drejtuesit qipriotë mund të tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre në negociatat për paqe duke treguar fleksibilitet, konfirmoi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson gjatë një vizite në ishullin e ndarë të Mesdheut.

“Përshëndes progreset e realizuara këto muajt e fundit, kurajon dhe vendosmërinë që kanë shfaqur dy palët”, deklaroi Johnson pasi u takua me drejtuesit turk dhe grek.

“Jam i bindur se me më shumë fleksibilitet dhe kreativitet nga dy krahët, një zgjidhje mund të gjendet”, theksoi kreu i diplomacisë britanike për gazetarët.

Vizita e Johnson u zhvillua disa pas mbajtjes në Zvicër të negociatave për paqe mes drejtuesve qipriotë, Nicos Anastasiades dhe Mustafa Akinci, që rezultuan një dështim pas kishin ngjallur shpresa të mëdha, transmeton atsh.

Përveç të tjerave, Johnson konfirmoi se angazhimi i Britanisë së Madhe për Qipron mbetet solid.

”Nëse Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet nga Bashkimi Evropian në planin institucional, ne nuk do ta braktisim në asnjë rast Evropën”, nënvizoi ai.

Qipro është ndarë që prej pushtimit në vitin 1974 nga ushtria turke nga pjesa veriore e ishullit në reagim të grushtit të shtetit që parashikonte marrjen e vendit nga Greqia.

Add a Comment

%d bloggers like this: