|E hënë, Tetor 23, 2017

” Zgjohet ” Gjinushi. S’dua post ministri, por përfaqësim në pushtet. 

images    Tiranë – Ish-kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi, shpreson që partia e tij të hyjë në qeveri pas marrjes së statusit kandidat.

“Personalisht nuk kam kërkuar dhe pasur post ministri, por vetëm njëherë kam qenë kryetar Kuvendi. Pushteti ndahet në parim, por nuk mund të jetë aritmetikë e pastër në këtë periudhë, se ka qenë edhe periudhë e vështirë. Por, unë kam qenë i bindur se statusi do të merret, sepse kjo vinte me ndryshimin e qeverisë, dhe se qeveria duhet të tregonte se ishte ndryshe nga ajo e mëparshmja. Pres që, meqë Europa po i hap dyert Shqipërisë, PS-ja s’duhet t’i mbajë dyert e mbyllura për PSD-në”, tha Gjinushi për Panoramën.

Për sa i përket qeverisjes në 300 ditët e para të saj, Gjinushi komenton: “Një qeveri, që të ketë sukses, duhet të ketë vullnetin pozitiv, aftësitë e ekipeve që drejtojnë dhe mbështetje. Që të kesh suksesin e duhur, duhet të kesh edhe krahët e duhur. Ky koalicion parazgjedhor s’mundet t’i ndryshojë termat, meqenëse ndryshoi situata, që nuk ishte më i miri i duhur, sipas nesh. I qëndroj asaj që ishte një opozitë e konsoliduar, e cila shkonte drejt një fitoreje”.

Gjinushi flet gjithashtu edhe për Lazaratin, ku thotë se pas ligjërimit të skafeve në ‘96-n dhe firmave piramidale, Berisha ligjëroi edhe drogën në këtë fshat.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pornografi/ Pranga 19 vjeçarit shqiptar dhe një 45 vjeçari grek (fotot)

Greqi - Dy persona u arrestuan nga policia greke më 21 shkurt për pornografi me fëmijë, ndërsa njëri prej tyre...

Close