|E enjte, Qershor 29, 2017

Zhduket trageti , pasagjeret ne pritje. 

11   Vlore – Linja e tragetit Vlorë – Brindizi prej katër ditësh ka dalë jashtë funksionit dhe nuk është rregjistruar asnjë udhëtim.
Prej ditës së shtunë kur trageti ka vijuar intenerarin e tij nga Vlora drejt Brindizit, nuk është kthyer më në qytetin bregdetar.
Kjo ka bërë që ata emigrantë nga jugu i vendit që zgjedhin portin e Vlorës për tu rikthyer në atdhe dhe për të kaluar pushimet, të gjejnë rrugë të tjera alternative.Mungesa e linjës së tragetit pritet të ketë një impkat edhe në uljen e numrit të turistëve nga vëndi fqinj që vendosin të kalojnë pushimet në bregdetin e Vlorës.Porti i Vlorës refuzon të japë një përgjigje për këtë situate, ndërsa puna në këtë port prej katër ditësh eshtë e bllokuar, sepse trageti shërbente edhe për lëvizjen e mallrave.
Burime pranë portit detar të Vlorës bëjnë me dije se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, kryesisht gjatë sezoneve verore të viteve te kaluara.Situata bëhet edhe më problematike, se anija as nuk ka njoftuar remont pranë kapitenerisë.
Linja Vlorë-Brindizi kryhet vetëm nga një agjensi, duke u kthyer në një monopol, ndërsa herë pas here ndodhin edhe të tilla situata duke penalizuar punën në këtë port.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mjedra ideale

Mjedrat janë përplot me antioksidues dhe do të duhej t’i kishim pjesë të përditshmërisë. Pëfitimet prej tyre janë të mrekullueshme....

Close