|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Zidane me rezultate më të mira se Guardiola dhe Mourinho 

Zinedine Zidane vazhdon të shkruaj histori me skuadrën e Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po vazhdon të drejtoj me shumë sukses skuadrën spanjolle dhe të thyej shumë rekorde.

Fillimisht Zidane u bë trajneri i parë që e fiton Ligën e Kampionëve për më pak se gjashtë muaj në drejtim të skuadrës spanjolle.

Ai tashmë ka shkuar në 31 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, duke barazuar Carlo Ancelottin dhe është vetëm 3 ndeshje larg historisë në futbollin spanjoll.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi Zidane ka thyer edhe rekordin e pikëve të fituar në 33 ndeshje në La Liga, duke lënë mbrapa Pep Guardioln e Barcelonës, dhe Jose Mourinhon.

Zidane në 33 ndeshje ka fituar 86 pikë, dy më shumë se sa Migel Munoz në vendin e dytë, katër më shumë se sa Guardiola dhe gjashtë më shumë se sa Jose Mourinho.

alb365/Express/

Add a Comment

%d bloggers like this: