|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Zidanes & Ancelottit, ja statistikat me Realin e Madridit 

Zinedine Zidane duket se është duke shkuar hapave të mësuesit të tij, Carlo Ancelotti

Trajneri francez, Zinedine Zidane, regjistron statistika tejet të mira në stolin e ‘Los Blancos’, pavarësisht dy barazimeve të fundit në La Liga.

Që nga ardhja e tij në stolin e ‘Los Blancos’, Zizu ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, përcjell Gazeta Express.

Ndeshja ndaj Las Palmas të shtunën, ishte e 35’ta për Zidanin në stolin e Realit në të gjitha garat. Është interesante fakti se në 35 ndeshjet e para me Realin, Carlo Ancelotti e Zinedine Zidane regjistrojnë statistika të ngjashme.

Zizu pas 35 ndeshjeve, ka 28 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje, aq sa kishte edhe Ancelotti në 35 ndeshjet e para, duke grumbulluar dytë nga 89 pikë.

Që në Vitin e parë, Ancelotti arriti të fitonte katër trofe me Realin, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Copa del Rey. Zizu tashmë i ka fituar dy të parët, derisa Kupën e Botës për Klube do të tentojë ta fitojë në dhjetor.

Se a po shkon Zidane hapave të Ancelottit, i cili ka një karrierë të bujshme, mbetet të shihet. /Express/

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 51 vjecarit, kapet me armë e droge (fotot)

Fier - Nga ana e Seksioni per Narkotiket ne Drejtorin e Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Lushnje ne kuader te oprecionit te koduar ’Kemishtaj” u be...

Close