|E martë, Mars 28, 2017

Zjarri mbi banesa, nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme (fotot) 

Mali i Zi – Përkundër situatës dramatike dhe zjarrit të paparë i cili vazhdon të kërcënojë Ulqinin, kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

“Nuk do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme sepse për momentin zjarri është nën kontroll. Kemi mjaft njerëz dhe makina, aty janë edhe dromaderët. Problem është vetëm era e cila vazhdon të fryjë fortë”, tha Cungu.

Sipas informatave që ka ai nuk janë djegur dy shtëpi, por një objekt ndihmës dhe një garazh.

“Arritëm të shpëtojmë 52 shtëpi të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri”, tha Cungu.

Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit, Flamur Sella, tha se situata në terren është kaotike, dhe zjarri ka përpirë deri tani dy objekte.

“Në ndihmë erdhën zjarrfikësit nga Tivari, Podgorica dhe Budva. Aty janë edhe helikopterët dhe aeroplanët për fikjen e zjarrit, i tërë personali i njësisë së zjarrfikësve dhe qytetarët. Mbrojmë shtëpitë sa kemi mundësi, por është shumë vështirë sepse zjarri është jashtë kontrollit”.

Policia ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin i cili të dielën u përhap në Malin e Bardhë.

Ato janë banore të vendbanimit informal të romëve i cili ndodhet bë Braticë, mu në hyrje të Ulqinit.

Për vite të tëra shërbimeve kompetente i është tërhequr vëmendja për problemet që shkaktojnë banorët e këtij vendbanim, prej lypjes e deri tek rrezikut të shkaktimit të zjarrit.

1234

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Diabetikët tashmë me terapi të re https://t.co/dRj75EAoGQ https://t.co/kyxUz09TLC
4,407 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Deputetja Ledi Shamku tap me Jack Daniels .

Deputetja e PS -së Ledi Shamku tape fare me wisky Jack Daniels . Kjo foto po bën xhiro në shumë...

Close