Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri shkrumbon ullishten në kodrat e Vajkanit

Zjarri shkrumbon ullishten në kodrat e Vajkanit

Fier – Një vatër masive zjarri ka shpërthyer në kodrat e Vajkanit në Fier.

Vatrat po përhapen  me shpejtësi pasi po të favorizohen edhe nga era e fortë. Zjarri po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore. 

Flakët janë në një zonë ku ka e dhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit. Në terren kanë zbritur të gjitha mjetet dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

Banorë pohuan se fillimisht zjarri erdhi nga ana tjetër e rrugës se po digjnin mbeturina, por era ka shpërndarë flakët e ka nisur në anën tjetër të rrugës duke rezikuar një banesë 3 katëshe, por kanë ndërhyrë zjarrfiksat e banorët që bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendgjarje forca të zjarrfikseve, të policië por edhe banorë të cilët me mjete rrethanore e zjarrefikse me ujë mundohen të shuajnë vatrat e zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME