Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized5 pyetje për SPAK/ Luan Baçi: Pse nuk ka VKM për 30...

5 pyetje për SPAK/ Luan Baçi: Pse nuk ka VKM për 30 milionë eurot e inceneratorit të Fierit?!

Partia Demokratike ka ngritur sot pesë pikëpyetje të tjera lidhur me aferën e inceneratorëve nëpërmjet deputetit të saj Luan Baçi. Para medieve, Luan Baçi solli këto prova:

“Një kontratë koncensionare është lidhur mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated “Technology Ëaste Management” që në tetor 2016. Vlera e kontratës është 30 milion euro.

 Partia Demokratike, opozita dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile e kanë denoncuar pa ndërprerje atë koncension që u kthye në mega-aferë. Thuajse 6 vjet më vonë ende ka shumë pyetje, por asnjë dilemë. Pronarët e inceneratorëve janë në kërkim, ndërkohë që produktet e veprës penale nuk bllokohen.

Përgjigjet duhen kërkuar te mëkati apo korrupsioni fillestar. Që në firmosjen e kontratës mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Klodian Zotos ka shumë gjëra që “mbajnë erë”. Kompanitë e djegies së mbetjeve, që u krijuan për ta zhdukur erën e keqe nga qytetet, bënë të kundërtën, e shtuan atë. Duke shtuar, bashkë me erën, edhe kostot të cilat llogariten në kufijtë e 500 milion eurove.

Sot, si çdo ditë, kemi këto pyetje të thjeshta për SPAK:

 1.    Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka një të tillë dhe mbahet i fshehur?

 2.    Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?

 3.    Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?

 4.    Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?

 5.    Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale? 

Këto janë pyetjet dhe secili i formulon vetë përgjigjet. Por, deveja nuk futet në thes. Thesi nuk bëhet dot llogari në offshore dhe, sado të vonojë koha, një ditë vjedhësit që e varin xhaketën te firma e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij do të japin llogari”, theksoi Luan Baçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME