Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dyte. Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dyte. Rama po ashtu foli për gjendjen e vështirë ekonomike dhe inflacionin për të cilin tha se është një forxcë e madhe që i ka goditur të gjithë dhe se është bërë gjithçka për ta luftuar atë.
“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në njëkontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e munur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky shtë thelbi I takimit të sotëm. Kjo është një skuadër dhe secili ka rolin e tij”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.