Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën nga një takim elektoral në qytetin e Vlorës duke thënë se po i çon demokratët te ‘sqetulla e Ilir Metës’.
Sipas Alibeajt, Berisha u hoqi mundësinë që të merrnin pushtetin në të paktën 30 bashki pasi nuk pranoi të futej në garën e 14 majit me kandidatë unik.
“Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”, tha Alibeaj.
Gjithashtu vijoi duke thënë se Berisha ka hall të madh pasi është në pritje se kur do të thirret në SPAK.