Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë muajin e kaluar.
Funksioni do të shfaqet gradualisht, duke filluar me përdoruesit e Android, pastaj edhe tek përdoruesit e uebit dhe iOS gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Reagimet ‘emoji’ përdoren gjerësisht në rrjetet sociale kryesisht në ato sikurse Instagram, Facebook, WhatsApp dhe të tjera.
Këto kryesisht i përdorim gjatë një bisede të caktuar për t’i shprehur emocionet tona pa shkruar fare.