POLITIKËTOP-NEWS

Edi Rama shkrin 15 bashki, miratohet ligji në orët e vona të natës me 84 vota 

Miratohet me 84 vota ligji për Reformën Territoriale. Deputetët e mazhorancës nëpërmjet votës së tyre kanë shkrirë 15 bashki të cilat shkrihen me bashkitë e mëdha. Mësohet se ka pasur divergjenca të forta brenda socialistëve dhe ka qenë vetë Edi Rama që ka ushtruar presion shumë të fuqishëm ndaj deputetëve që kanë qenë kundër këtij ligji. 

Kreu i qeverisë ka thirrur në një nga zyrat e Kuvendit deputetin Brace, të cilit i ka bërë presion që nëse votonte kundër do e përjashtonte nga partia. Përfundimisht ligji u miratua e votat e mazhorancës dhe nga ky moment Shqipëria do jetë me 15 bashki më pak. 

Erion Braçe para votimit:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për qëndrimin e tij ndaj Reformës Territoriale, gjatë një lidhjeje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për një emision televiziv.

Braçe e ka cilësuar këtë të enjte si ditën më të vështirë të 30 viteve të tij në politikë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e largimit. Sipas tij, ndodhet përballë një zgjedhjeje mes vijimit të betejës politike dhe largimit.

“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot, e besoj se edhe ti e di, është dita më e vështirë e 30 viteve të mia. Duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh: të vijoj të luftoj apo të iki. Erla, jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, u shpreh Braçe.

Bashkitë që shkrihen:

Fushë-Arrëz
Klos
Rrogozhinë
Dimal
Poliçan
Patos
Divjakë
Selenicë
Maliq
Këlcyrë
Memaliaj
Libohovë
Cërrik
Belsh
Prrenjas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button