Një aksident i rëndë ndodhi në mesnatën e kësaj të mërkure në qendër të Tiranës.
Nga pamjet e siguruara nga lapsi.al shihet se një automjet është përplasur në rrethana të paqarta në bulevardin Zogu I në afërsi të ministrisë së Drejtësisë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Forca të policisë ndodheshin në vendin e ngjarjes.