Fier – Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor nacional Fier – Patos në vëndin e qujatur “Kthesa e Patosit” 200 metra para se të shkosh atje.
Sipas burimeve të informacionit mësohet se një automjet me sens duke shkuar për në Patos ka përplasur një person që sipas burimeve të informacionit ka qënë duke mbledhur kanaçe anës rrugës. Viktima I përket komunitetit rom dhe pothuajëse çdo mbrëmje shëtit rrugëve për të mbledhur kanaçe ku me të ardhurat prej tyre mban familjen gjallë.
Burime nga vendngjarja pohojnë se automjeti që e ka goditur viktimën duke e hedhur në mes të rrugës , asfaltit e ka lënë dhe është larguar nga vëndi I ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes por po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorit të kësaj ngjarje
Policia
Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.