Fier – Nje kalimtar me biçikletë është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas eshte larguar.
Burime informacioni nga policia e qarkullimit rrugor pohojnë se personi që po ecte me biçikletë ka rënë përtokë dhe pas goditjes së mjetit ka lënë biçiklrtën dhe është larguar por jo për në spital që të marr ndihmen mjekësore.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur disa minuta më parë pranë drejtorisë së patentave më hyrje të Fierit në Sheq të Madh.
Fier/ Informacion paraprak
Sot më datë 18.03.2024, rreth orës 18:40, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në rrugën “Teodori II Muzaka”, Fier, një biçikletë të rrëzuar dhe dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ka ardhur shtetasi B. Sh., i cili ka deklaruar që biciklisti që ka rënë nga biçikleta është babai i tij, shtetasi V. Sh., rreth 50 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ky shtetas u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për të dhënë deklaratën dhe më pas ështe larguar në banesë pasi nuk ka shfaqur probleme shëndetsore.