a45-vjeçari shqiptar, që akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi në Greqi, është vënë në pranga. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj ndërsa thuhet se 45-vjeçari u arrestua pas organizimit të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
“Muaj i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruajnë autoritetet greke në një postim në Twitter.
Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar të hënën dhe i ka kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.
Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2.00 të mëngjesit të së martës ua kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare.