Deputetja e Partisë Demokrate Jorida Tabaku thotë se nuk ka asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në Rtv Ora, Tabaku u shpreh se takimet e me të rinjtë të Tiranës i ka zhvilluar në kuadër të integrimit të vendit. Ai shton se ato nuk kanë asnjë lidhje me kandidimin e saj për numrin “një” të Tiranës.
“Nuk kam asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Besoj se komunikimi me të rinj dhe të reja të nxjerr nga ky debati në parlament, pasi diskutimi më të rinjtë ishte shumë më i mirë sesa ato në parlament.
I kam nisur këto diskutime me të rinjtë qysh në Korçë. Ky është një model që duhet ta ndërmarrë qeveria si një program kombëtar për integrimin, gjë të cilën nuk po e bën, por duket se është shumë e zënë me portin e Durrësit dhe nuk merret me këto çështje,” – tha Jorida Tabaku.