Arrestohen 14 persona në Malësinë e Madhe, 10 të tjerë në kërkim

14 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivimin e 12.957 bimëve narkotike të llojit kanabis në fshatrat Alijaj dhe Jeran. Nga aksioni policor janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.
Konkretisht në pranga kanë rënë: Elez Çulaj,Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.








